Titullari i trajtimit

Ju informojmë që në bazë të Rregullores UE 679/2016 (në tekstin e mëposhtëm do t’i bëhet referim si: “Rregullorja”) dhe të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, të ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 dhe me Ligjin Nr.120/2014 (në tekstin e mëposhtëm do t’i bëhet referim si: “Ligji”), të dhënat tuaja personale do të trajtohen nga Consulcesi SA në cilësinë e Titullarit të Trajtimit (“Titullari”).
Adresat e kontaktit të Titullarit të trajtimit janë: Consulcesi SA, Via Giuseppe Motta 6, 6828 Balerna (CH); email: privacy@consulcesi.ch.
Përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave personale (më poshtë, “DPO”) mund të kontaktohet në adresën dhe numrat e telefonit të mëposhtme: Largo Boccioni 1, 21040 Origgio (VA); tel: +39.02.96515401; email: consulcesi.dpo@avvera.it.
Përfaqësuesi i Titullarit për territorin europian është Consulcesi Homnya S.r.l., via G. Peroni 400, 00131 Roma; e-mail: privacy@consulcesihomnya.com.

Lloji i të dhënave objekt i trajtimit

Titullari do të trajtojë të dhënat Tuaja personale, që janë grumbulluar në kuadër të shërbimeve të kërkuara, ndër të cilat bëjnë pjesë, thjesht si shembull por jo shterues, emri, mbiemri, numri i telefonit celular, adresa e-mail.

Qëllimet, baza juridike dhe trajtimi jo i detyrueshëm

Të dhënat Tuaja personale do të trajtohen për qëllimet e mëposhtme:

Ekzekutimi i shërbimeve të kërkuara;
Pwrmbushja e detyrimeve të mundshme ligjore.
Bazat juridike të trajtimit për qëllimet e paraqitura më sipër janë përkatësisht nenet 6.1.b) dhe 6.1.c) të Rregullores. Dhënia e të dhënave Tuaja personale për qëllimet e paraqitura më sipër nuk është e detyrueshme, por në mungesë të tyre nuk do të jetë e mundur të bëhet ekzekutimi i kontratës.

Gjithashtu, të dhënat Tuaja personale do të trajtohen, me pëlqimin Tuaj specifik, për qëllimet e mëposhtme:

Të dërgohen komunikimet promocionale dhe të marketingut, duke përfshirë dërgimin e buletineve dhe të kërkimeve të tregut, në lidhje me produktet dhe shërbimet e Titullarit dhe të partnerëve tregtare, nëpërmjet pajisjeve të automatizuara (sms, mms, e-mail, njoftimeve push, fax, sistemeve të thirrjes të automatizuar pa operatorë, përdorim të rrjeteve sociale) dhe të pa automatizuat (posta me letër, telefoni me operatori);
komunikimet e të dhënave Tuaja personale shoqërive me të cilat Titullari ka lidhur marrëveshje tregtare dhe/ose konvencione, që i përkasin kategorive të mëposhtme: profesionistë, shoqëri apo ente komunikimi dhe marketingu; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitet në kuadrin ligjor, tatimor/fiskal, financiar, kontabël/administrativ, të sigurimit, trajnues, informatik/teknologjik; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitete në kuadrin social-humanitar; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitet në sektorin imobiliar dhe në ato të lidhura me të; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitete në sektorin e prodhimeve televizive dhe kinematografike; profesionistë, shoqëri apo ente të sektorit shëndetësor, mjekësor/farmaceutik dhe dhënës shërbimesh për personin dhe për kohën e lirë, për qëllimet e tyre të marketingut të drejtpërdrejtë nëpërmjet pajisjeve të automatizuara apo pajisjeve tradicionale;
Në rast se Ju dëshironi të kundërshtoni trajtimin e të dhënave tuaja personale për qëllimet e marketingut të bërë me mjetet e paraqitura këtu, si edhe të revokoni pëlqimin e dhënë, në çdo moment mund ta bëni duke kontaktuar Titullarin në adresat e paraqitura në këtë shkresë informuese, pa dëmtuar ligjshmërinë e trajtimit të bazuar në miratimin e dhënë përpara revokimit.

zhvillimin e kërkimeve statistikore – shkencore të Titullarit në lidhje me botën mjekësore – shëndetësore dhe me mirëqënien e qytetarëve;
zhvillimin e aktiviteteve të profilizimit që kanë për qëllim të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe përshtatshmërinë e komunikimeve tregtare ndaj preferencave Tuaj;
Baza juridike e trajtimit për qëllimet c), d) e) dhe f) është neni 6.1.a) i Rregullores dhe nenet 6, 27 dhe 28 të Ligjit.

Dhënia e të dhënave Tuaja personale për qëllimet e paraqitura më sipër nuk është e detyrueshme; nuk parashikohet asnjë pasojë në rast Refuzimi nga ana Juaj.

Pritësit e të dhënave personale dhe transferimi i të dhënave personale

Të dhënat Tuaja personale mund të ndahen me:

persona fizikë të autorizuar nga Titullari për trajtimin e të dhënave personale në bazë të nenit 2 të Rregullores dhe të nenit 15 të “përcaktimeve” të Ligjit në lidhje me kryerjen e detyrave të tyre të punës (psh. vartësit dhe administratorët e sistemit, etj.);
Furnizuesit e shërbimeve (si avokatë, ekonomistë, konsulentë, institute krediti, etj.) të cilët veprojnë në mënyrë tipike në cilësinë e përgjegjësve të trajtimit në bazë të nenit 28 të Rregullores dhe të nenit 6 të Ligjit;
Subjektet, entet apo autoritetet tek të cilët është i detyrueshëm komunikimi i të dhënave tuaja personale në bazë të dispozitave ligjore apo urdhrave të autoriteteve;
Me miratimin Tuaj paraprak, parnerët me të cilët Titullari ka lidhur marrëveshje tregtare dhe/ose konventa, që i përkasin kategorive të mëposhtme: profesionistë, shoqëri apo ente komunikimi dhe marketingu; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitet në kuadrin ligjor, tatimor/fiskal, financiar, kontabël/administrativ, të sigurimit, trajnues, informatik/teknologjik; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitete në kuadrin social-humanitar; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitet në sektorin imobiliar dhe në ato të lidhura me të; profesionistë, shoqëri apo ente që zhvillojnë aktivitete në sektorin e prodhimeve televizive dhe kinematografike; profesionistë, shoqëri apo ente të sektorit shëndetësor, mjekësor/farmaceutik dhe dhënës shërbimesh për personin dhe për kohën e lirë, për qëllimet e tyre të marketingut dhe të komunikimit promocional;
Lista e plotë dhe e përditësuar e pritësve të të dhënave mund t’i kërkohet Titullarit, në adresat dhe në numrat e telefonit të paraqitura më sipër.

Transferimi i të dhënave jashtë KE

Përsa ka të bëjë me transferimin e mundshëm të të Dhënave drejt Vendeve të Treta, Titullari bën me dije që trajtimi do të bëhet sipas njërës prej mënyrave të lejuara nga ligji në fuqi, si për shembull miratimi i personit të interesuar, zbatimi i Klauzolave Standart të miratuara nga Komisioni Europian, seleksionimi i subjekteve që kanë aderuar në programet ndërkombëtare për qarkullimin e lirë të të dhënave (psh. KE-USA Privacy Shield) apo që veprojnë në Vendet që konsiderohen të sigurt nga Komisioni Europian. Mund të merren informacione më të mëdha, me kërkesë, pranë Titullarit në kontaktet e përmendura më sipër.

Ruajtja e të dhënave personale

Të Dhënat Tuaja Personale do të ruhen vetëm për periudhën kohore të nevojshme për qëllimet për të cilat janë grumbulluar, duke respektuar parimin e minimizimit sipas nenit 5, pika 1, gërma c) të Rregullores dhe Nenit 5 të Ligjit. Sidoqoftë, të dhënat Tuaja personale do të ruhen për periudhën kohore të nevojshme për ekzekutimin e shërbimeve të kërkuara. Sidoqoftë përjashtohet ruajtja e mëtejshme e parashikuar nga normativa e aplikueshme. Informacione më të mëdha janë të disponueshme pranë Titullarit.

Mënyrat e trajtimit të të dhënave

Në lidhje me qëllimet e paraqitura, trajtimi i të dhënave personale bëhet me anë të pajisjeve manuale, informatike dhe telematike me logjikë shumë të lidhur me vetë qëllimet dhe, sidoqoftë, me mënyra të tilla që të garantojnë sigurinë dhe konfidencialitetin e vetë të dhënave, si edhe të respektimit të detyrimeve specifike të vendosura nga ligji.

Të drejtat Tuaja për konfidencialitetin

Ju keni të drejtë t’i kërkoni Titullarit, në çdo moment, aksesin në të dhënat tuaja personale, korrigjimin apo fshirjen e tyre apo të kundërshtoni trajtimin e tyre, keni të drejtë të kërkoni kufizimin e trajtimit në rastet e parashikuara nga neni 18 i Rregullores dhe Neni 12 i Ligjit, të revokoni miratimin e dhënë në bazë të nenit 7 të Rregullores dhe të Nenit 15 të Ligjit në çdo moment, të merrni në një format të strukturuar, për përdorim të përbashkët dhe të lexueshëm nga pajisja automatike, të dhënat që kanë të bëjnë me ju, në rastet e parashikuara nga neni 20 i Rregullores dhe Neni 18 i Ligjit; si edhe të paraqesni reklamim autoriteteve të kontrollit kompetente në bazë të nenit 77 të Rregullores dhe të Nenit 16 dhe 31 të Ligjit, në rast se mendoni që trajtimi i të dhënave tuaja është në kundërshtim me normativën në fuqi.

Ju mund të formuloni një kërkesë kundërshtimi për trajtimin e të dhënave Tuaja në bazë të nenit 21 të Rregullores në të cilën të evidentoni arsyet që justifikojnë kundërshtimin: Titullari rezervohet të vlerësojë kërkesën Tuaj, që nuk do të pranohet në rast të ekzistencës së arsyeve të ligjshme detyruese për të proçeduar me trajtimin që janë mbi interesat, të drejtat dhe liritë Tuaja.

Kërkesat do t’i drejtohen me shkrim Titullarit në adresat dhe numrat e telefonit të paraqitura më sipër.